Ndërlidhjet

logo-print

Haraqija dhe Morina deklarohen të pafajshëm


Ish ministri i Kosovës dhe bashkëpunëtori i tij, sot janë deklaruar të pafajshëm në lidhje me akuzat e gjykatës së Kombeve të Bashkuara.

Prokuroria e akuzon ish ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Astrit Haraqija dhe gazetarin Bajrush Morina se i kanë bërë presion një dëshmitarit gjatë procesit kundër ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në paraqitjen e sotme nuk është caktuar ndonjë datë për gjykim lidhur me akuzat e pretenduara.

Prokuroria tha se do të thërrasë vetëm disa dëshmitarë, ndërsa gjykimi pritet të zgjatë më pak se një javë.

Nëqoftëse shpallen fajtorë, të akuzuarit mund të dënohen deri në 7 vjet burg dhe gjobë prej 100 mijë euro.
XS
SM
MD
LG