Ndërlidhjet

Bagdad: Filloi gjykimi i Tariq Aziz


Sot në Tribunalin e Lartë në Bagdad filloi gjykimi i Tariq Aziz, ish ministër i Jashtëm dhe zëvendës kryeministër në regjimin e diktatorit irakian, Saddam Hussein.

Nëqoftëse shpallet fajtor, Aziz mund të dënohet me vdekje për shkak se në vitin 1992 ka urdhëruar ekzekutimin e 42 tregtarëve, të cilët ishin akuzuar nga qeveria e Husseinit për rritjen e çmimeve të artikujve themelorë, në kohën kur Iraku ndodhej nën sanksionin e Kombeve të Bashkuara, për shkak të invazionit në Kuvajt në vitin 1990.
XS
SM
MD
LG