Ndërlidhjet

Lituania bllokoi bisedimet për lidhjet BE-Rusi


Lituania sot e bllokoi fillimin e bisedimeve për partneritet strategjik ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Rusisë.

Përkundër bisedimeve ndërmjet ministrave të Jashtëm të BE-së në Luksemburg, Lituania refuzoi të japë pëlqimin për mandatin, me të cilin Komisioni Evropian do t'i fillonte bisedimet për Parneritetin dhe Marrëveshjen e Bashkëpunimit me Rusinë.

Para takimit, ministri i Jashtëm lituanez, Petras Vaitiekunas kërkoi që Rusia të rihapë naftësjellësin drejt një rafinerie në Lituani dhe në mënyrë paqësore t'i zgjidhë "konfliktet e ngrira" në rajonet separatiste në Gjeorgji dhe në ish republikat sovjetike.

Ministrat e Jashtëm të BE-së sërish do të diskutojnë mbi çështjen në fjalë në muajin maj.
XS
SM
MD
LG