Ndërlidhjet

Kabul: 7 të vrarë në operacionin anti-terrorist


Shefi i shërbimit afgan të kundërzbulimit tha se shtatë njerëz janë vrarë sot në një operacion kundër "një celule terroriste në Kabul".

Amrullah Saleh tha se në mesin e të vdekurve janë dy "terroristë", një grua, për të cilën tha se kishte ardhur "të kryejë sulm vetvrasës", një fëmijë dhe tre pjesëtarë të forcave afgane të sigurisë.

Më herët, zëdhënësi i talebanëve tha se dy militantët e vdekur ishin përfshirë në sulmin e fundjavës ndaj presidentit Hamid Kharzai, i cili shpëtoi pa pasoja.

Në zhvillime tjera, marinsat amerikanë sot e kanë pushtuar qendrën e qytetit Garmser, në provincën Helmand, i cili njihet si bastion i talebanëve.
XS
SM
MD
LG