Ndërlidhjet

logo-print

Koshtunica: MSA është dokument fals


Kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica e ka hedhur poshtë Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian, duke e quajtur "dokument fals", i cili legalizon shkëputjen e Kosovës.

"Me këtë dokument, Serbia dakordohet për coptimin e territorit të saj. Ata që nënshkruan MSA janë plotësisht përgjegjës për atë që e nënshkruan në emrin e tyre, e jo në emër të Serbisë", ka thënë Koshtunica për shtypin e Beogradit.

Vëzhguesit thonë se marrëveshja do t'i rritë gjasat e bllokut pro-evropian, të prirë nga presidenti Boris Tadiq në zgjedhjet e 11 majit. Një sondazh që u bë publik sot tregoi se blloku anti-evropian i Koshtunicës dhe Parrtisë Radikale mund të fitojë shumicën në parlament.
XS
SM
MD
LG