Ndërlidhjet

logo-print

SHBA, NATO, BE të shqetësuar me hapin e Rusisë


Shtëpia e Bardhë sot ka shprehur "shqetësime" për shkak të vendimit të Rusisë që të rritë numrin e ushtarëve të saj në rajonet separatiste të Gjeorgjisë, Abkhazi dhe Osetinë Jugore.

"Jemi të shqetësuar për shkak të informatave që vijnë nga rajoni", tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Gordon Johndroe.

NATO gjithashtu tha sot se po e vëzhgon shtimin e trupave ruse, duke shtuar se ky hap po i rrit tensionet në rajon.

Edhe Bashkimi Evropian e kritikoi vendimin e Rusisë që të dërgojë më shumë trupa paqësore në rajonin e Abhazisë. Pas takimit me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, shefi i diplomacisë evropiane, Javier Solana, tha se ky hap nuk ndihmon fare në zbutjen e tensioneve mes Moskës dhe Tbilisit.
XS
SM
MD
LG