Ndërlidhjet

DASH: Irani sponsorizues kryesor i terrorizmit


Departamenti amerikan i Shtetit tha sot se Irani mbetet sponsorizuesi shtetëror "më aktiv" i terrorizmit.

Në raportin e përvitshëm, Departamenti i Shtetit gjithashtu i ka radhitur Sirinë, Korenë e Veriut, Kubën dhe Sudanin si shtete që sponsorizojnë terrorizmin.

Raporti thotë se në Afganistan është shënuar rritje e sulmeve terroriste prej 16% në periudhën 2006-2007 në saje të rritjes së aktiviteteve ekstremiste në këtë vend dhe në Pakistan.

Raporti gjithashtu thotë se në periudhën e njëjtë 2006-2007, sulmet në Irak kanë shënuar rënie, por ende përbëjnë rreth 60% të incidenteve terroriste në botë.
XS
SM
MD
LG