Ndërlidhjet

Azi: 1 miliardë të prekur nga çmimet e ushqimit


Banka Aziatike për Zhvillim tha se një miliardë njerëz në Azi janë thellë të prekur nga çmimet e larta të ushqimit në shkallë botërore.

Drejtori i përgjithshëm, Rajat Nag tha sot se të dhënat përfshijnë rreth 600 milionë njerëz, të cilët jetojnë me më pak se 1 dollar në ditë, dhe 400 milionë të tjerë, të cilët shpenzojnë pak mbi këtë shumë.

Ai tha se rritja e çmimeve të ushqimit do të jetë në fokus të diskutimeve në takimin vjetor të bankës, i cili të shtunën i fillon punimet në Madrid.
XS
SM
MD
LG