Ndërlidhjet

Bellorusia dëbon 10 diplomatë amerikanë


I ngarkuari me punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Minsk, Jonathan Moore tha se 10 diplomatë amerikanë do ta lëshojnë Bellorusinë brenda 72 orëve pas urdhërit të autoriteteve belloruse.

Ai tha se tash në Minsk ndodhen 15 diplomatë.

Më herët, ministria e Jashtme tha se e ka urdhëruar dëbimin pasi Shtetet e Bashkuara dështuan t'i plotësojnë kërkesat për reduktimin e personelit të ambasadës, të dytin brenda një viti.

Reduktimet u bënë në shenjë proteste ndaj sanksioneve amerikane kundër kompanisë shtetërore të naftës Belneftekhim.

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione për t'i bërë trysni udhëheqjes së Bellorusisë që të lejojë reformat demokratike dhe t'i lirojë të burgosurit politikë.
XS
SM
MD
LG