Ndërlidhjet

Kabul: Vritet një ushtar i Çekisë


NATO tha se një ushtar i saj është vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur nga një shpërthim në jug të kryeqytetit afgan, Kabul.

Armata e Çekisë njoftoi se i vrari është pjesëtar i trupave çeke. Ky është ushtari i tretë çek që humb jetën në Afganistan.

Njoftimi u bë publik në ditën kur parlamenti i Çekisë e miratoi planin për të dërguar rreth 100 trupa elitare në Afganistan.
XS
SM
MD
LG