Ndërlidhjet

Rusia stacionoi trupa shtesë në Abkhazi


Rusia sot stacionoi më shumë trupa në rajonin separatist të Abkhazisë në Gjeorgji, përkundër shqetësimeve ndërkombëtare

Moska tha se shtimi i trupave është brenda limitit të 3.000 trupave, të caktuar në vitin 1994 me marrëveshjen e armëpushimit të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara.

NATO, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur Tbilisin në dënimin për shtimin e trupave ruse në Abkhazi, për të cilën presidenti Mikhail Saakashvili u zotua se do ta kthejë nën administrimin e Gjeorgjisë.
XS
SM
MD
LG