Ndërlidhjet

SHBA nuk kanë plane të reja për të sulmuar Iranin


Armata e Shteteve të Bashkuara tha se nuk ka plane të reja ushtarake për të sulmuar Iranin.

Drejtori i planifikimeve strategjike, gjeneral lejtnant John Sattler, tha se Pentagonit nuk i është dhënë asnjë urdhër për të hartuar plane për një sulm kundër Iranit.

Duke folur në konferencën e njëjtë për shtyp në Pentagon, drejtori i operacioneve ushtarake, gjeneral lejtnant Carter Ham, tha se prania e dy aeroplanmbajtësve në Gjirin Persik synon të dërgojë mesazhe për aftësinë e ushtrisë amerikane në rajon. Ai tha se mesazhi nuk ishte i drehjtuar vetëm ndaj Iranit.

Ham i ripërsëriti edhe akuzat amerikane se Teherani i mbështet milicitë në Irak. Ai gjithashtu tha se ushtria e Shteteve të Bashkuara ka prova se Teherani vazhdon të dërgojë armë dhe pajisje talebanëve, veçanërisht në Afganistanin Perëndimor.
XS
SM
MD
LG