Ndërlidhjet

Gaza: Vritet një militant i Hamasit


Hamasi tha se njëri nga komandantët e këtij grupi radikal palestinez është vrarë nga sulmi ajror izraelit në Rripin e Gazës.

Sulmi në kampin e refugjatëve palestinezë Rafah, që ndodhet pranë zonës së kontrolluar nga Hamasi në kufi me Egjiptin, përkon me përpjekjet e Egjiptit për të ndërmjetësuar një armëpushim ndërmjet militantëve palestinezë dhe Izraelit.

Ushtria izraelite e konfirmoi sulmin ajror në zonën në fjalë, por nuk dha detaje tjera.
XS
SM
MD
LG