Ndërlidhjet

Bagdad: 9 të vrarë, 23 të plagosur


Policia irakiane tha se nëntë irakianë janë vrarë dhe të paktën 23 janë plagosur nga shpërthimi i një automjeti bombë në afërsi të patrullës amerikane në Bagdad.

Nuk ka njoftime për viktima eventuale në radhët e ushtrisë amerikane.

Shpërthimi ndodhi pak pasi ministria e Shëndetësisë i bëri publike të dhënat, të cilat tregojnë se prilli ka qenë muaji më vdekjeprurës në Irak prej gushtit të kaluar me 968 civilë të vdekur.

Prilli ishte muaji më vdekjeprurës edhe për trupat amerikane prej shtatorit të kaluar me 49 ushtarë të vrarë.
XS
SM
MD
LG