Ndërlidhjet

Shqipëria dhe Kroacia nisin bisedimet për anëtarësim të plotë në NATO


Shqipëria dhe Kroacia kanë filluar sot formalisht negociatat me NATO-n për anëtarësimin e plotë në aleancë.

Dy vendet ballkanike janë ftuar për të hapur negociatat gjatë samitit të liderëve të NATO-s në Bukuresht në fillim të prillit.

Pas përfundimit të negociatave Tirana dhe Zagrebi do të jenë të gatshme të nënshkruajnë protokolin e anëtarësimit. Ky hap do të përcillet me ratifikimin nga të dyja vendet dhe 26 anëtaret aktuale të NATO-s.

Nëse gjerat lëvizin sipas planit, Kroacia dhe Shqipëria do të marrin pjesë si anëtare të plota në samitin e NATO-s në prill të 2009.
XS
SM
MD
LG