Ndërlidhjet

logo-print

Klaus: Më vjen mirë që Çekia s'e njohu Kosovën


Presidenti i Çekisë Vaclav, Klaus ka thënë se i vjen mirë që Çekia nuk e njeh Kosovën, sepse njohja është punë e keqe.

"Nuk mund të pengoj atë që 40 shtete e kanë njohur Kosovën. Mendoj se kjo është gjë e keqe. Mua më vjen mirë që ne ende nuk e kemi bërë këtë", tha Klaus për radion çeke.

Ai i bëri këto komente në Ohër, ku mbahet samiti i liderëve të Evropës Qëndrore dhe Juglindore.

Në qendër të samitit do të jetë Kosova, e cila nuk është ftuar të marrë pjesë në takim. Presidenti i Maqedonisë Branko Cërvenkovski ka thënë se vendimi për të ftuar Kosovën kërkon konsenzusin e gjithë vendeve pjesëmarrëse.

Liderët kosovarë kanë reaguar duke thënë se "askush s' mund ta injorojë pavarësinë e Kosovës".
XS
SM
MD
LG