Ndërlidhjet

logo-print

Prokuroria kërkon rigjykimin e Haradinajt


Me ankesën ndaj vendimit të gjykatës së Hagës për lirimin e ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, prokuroria e Tribunalit sot ka kërkuar rigjykimin e rastit, që të dëgjohen deklaratat e dëshmitarëve, të cilët nuk u paraqitën në gjykimin e shkallës së parë.

Kryeprokurori Serge Brammertz ka vlerësuar se këshilli gjyqësor nuk ka vepruar sipas rregullave, kur në fund të gjykimit të Haradinajt, prokurorëve nuk u është dhënë koha shtesë, që ata e kërkuan për t'i shqyrtuar të gjitha mundësitë, në mënyrë që të sigurojnë dëshminë e dëshmitarëve kyçë.

XS
SM
MD
LG