Ndërlidhjet

Jemen: 6 të vrarë nga shpërthimi në xhami


Autoritetet në Jemen thanë se të paktën gjashtë njerëz e humbën jetën dhe dhjetra u plagosën nga shpërthimi në një xhami në qytetin verior Saada.

Shpërthimi ndodhi në kohën kur besimtarët po largoheshin nga xhamia pas lutjes të së premtes.

Raporte të pakonfirmuara thanë se shpërthimi është shkaktuar nga bomba e fshehur në një motoçikletë.

Në rajonin në fjalë, kryengritësit shiitë tashmë tri vjet po luftojnë me forcat qeveritare.
XS
SM
MD
LG