Ndërlidhjet

Fuqitë botërore i ofrojnë stimule të reja Iranit


Sekretari i Jashtëm britanik, David Milliband tha se gjashtë fuqitë botërore janë dakorduar rreth një oferte të re stimulesh për të bindur Iranin që të ndërpresë aktivitetet e ndjeshme bërthamore.

"Kam kënaqësinë të them se jemi dakorduar për një ofertë e cila do t'i bëhet qeverisë së Iranit. Ne do ta transmetojmë atë ofertë, detajet nuk do t'i bëjmë publike, përveç për qeverinë e Iranit. Shpresojmë shumë se ata do ta kuptojnë seriozitetin dhe sinqeritetin, me të cilin i jemi qasur çështjes, dhe se do të përgjigjen në kohën dhe mënyrë të duhur", tha Milliband.

Njoftimi u bë pas takimit të ministrave të Jashtëm të pesë vendeve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit plus Gjermania, që sot u mbajt në Londër.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet tjera Perëndimore dyshojnë se Irani po përpiqet të prodhojë armë bërthamore, gjë që Teherani e ka mohuar.
XS
SM
MD
LG