Ndërlidhjet

logo-print

Tadiq: Kosova - pjesë përbërëse e Serbisë


Presidenti serb Boris Tadiq tha se Serbia e vazhdon rrugën evropiane por nuk heq dorë nga mbrojtja e sovranitetit të vendit.

"Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë" u tha Tadiq gazetarëve, duke shtuar se dëshiron që të vazhdohen bisedimet e ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkuara.

Ai tha se i ka kërkuar presidentit të Maqedonisë, që Serbia të marrë pjesë në shënimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë.

Tadiq ka theksuar se për Serbinë është "juridikisht e papranueshme" çdo gjë që për të cilën Maqedonia merret vesh me Kosovën lidhur me demarkacionin e kufirit.

Ai i bëri këto komente në takimin e liderëve të vendeve të Evropës Qëndrore dhe Lindore në Ohër.

XS
SM
MD
LG