Ndërlidhjet

Lavrov: Nuk jemi të përjashtuar nga bisedimet për Kosovën


Rusia nuk konsideron se është përjashtuar nga bisedimet për Kosovën, sepse kjo çështje shqyrtohet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ka deklaruar shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov.

I pyetur për takimin kushtuar Kosovës, në Londër, në të cilin Lavrov nuk ishte ftuar, ministri rus tha se nuk ishte në dijeni të këtij takimi.

"Partnerët tanë kanë të drejtë që në formë reciproke të bisedojnë për çfarë të duan", ka thënë Lavrov dhe ka shtuar se "nëse ndonjë vendim do të dilte jashtë Rezolutës 1244, atëherë ai do të kërkonte rezolutë të re të Këshillit të Sigurimit".
XS
SM
MD
LG