Ndërlidhjet

Gates sinjalizon shtim të forcave amerikane në Afganistan


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara mund të shqyrtojnë marrjen e komandës nga NATO-ja në Afganistanin jugor, ku disa aleatë hezitojnë të ofrojnë forca luftarake.

Komentet e sekretarit Gates bëhen pas raportimit të gazetës "New York Times" se Shtetet e Bashkuara janë duke shqyrtuar mundësinë e dërgimit të 7 mijë trupave shtesë në Afganistan gjatë vitit të ardhshëm.

Megjithatë, Robert Gates ka thënë se Pentagoni do të konsultohet me aleatët e NATO-s para marrjes së çfardo vendimi.
XS
SM
MD
LG