Ndërlidhjet

Ukrainë: Vozitësi i dehur shkakton 6 viktima


Policia në qytetin Kharkiv në Ukrainën lindore tha se një vozitës i dehur është përplasur me automjetin e tij sportiv në një stacion tramvaji duke shkaktuar vdekjen e gjashtë njerëzve dhe plagosjen e tre të tjerëve.

Në mesin e viktimave janë dhe dy fëmijë.

Vozitësi, i cili shpëtoi pa pasoja, u ndalua nga dëshmitarët e incidentit para se të burgosej nga policia.
XS
SM
MD
LG