Ndërlidhjet

Kinë: Alarm në shkallë vendi nga virusi EV-71


Ministria e Shëndetësisë në Kinë tha se ka lëshuar një alarm në shkallë kombëtare në përpjekje për të kontrolluar një virus, i cili ka shkaktuar vdekjen e 22 fëmijëve.

Byrotë e shëndetit në mbarë vendin janë urdhëruar t'i rritin masat e kontrollit ndaj virusit EV-71, i cili shkakton sëmundje të duarve, të këmbëve dhe të gojës.

Epidemia ka shpërthyer në qytetin qendror Fuyang.

Sëmundja është tejet ngjitëse dhe kryesisht i godet fëmijët e vegjël.
XS
SM
MD
LG