Ndërlidhjet

Tadiq: Serbia asnjëherë s'do të njohë Kosovën


Shpallja e pavarësisë së Kosovës ka ndikuar negativisht në rrethanat politike në Serbi, ka destabilizuar pjesë të Kosovës me popullsi shumicë serbe dhe ka dëmtuar procesin e bashkëpunimit dhe pajtimit në gjithë Ballkanin, ka thënë presidenti i Serbisë Boris Tadiq.

Në takimin e liderëve të Evropës Qëndrore dhe Lindore, ai ka ripërsëritur se Serbia asnjëherë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, sepse këtë akt e konsideron jolegjitim.

Tadiq gjithashtu ka shtuar se luftën për interesat e saj, Serbia do ta vazhdojë me të gjitha mjetet politike dhe diplomatike në dispozicion, pa përdorimin e forcës.
XS
SM
MD
LG