Ndërlidhjet

logo-print

Minsk: Largohen 11 diplomatë amerikanë


11 diplomatë amerikanë kanë braktisur Bjellorusinë pasi qeveria u urdhëroi të largohen. Vendimi pasoi shkallëzimin e mosmarrëveshjeve lidhur me sanksionet dhe të drejtat e njeriut.

Më herët në fillim të javës, Bjellorusia u urdhëroi 10 nga 11 diplomatët e ambasadës që të largohen nga vendi.

Agjencia Associated Press citon një diplomat në kushte anonimiteti të ketë thënë se sot janë larguar të gjithë diplomatët.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se Uashingtoni mund t'i përgjigjet dëbimit duke detyruar Minskun që t'i tërheqë të gjithë diplomatët nga Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG