Ndërlidhjet

Rice: Marrëveshje deri në fund të vitit


Sekretarja amerikane e shtetit Condoleezza Rice tha se beson në arritjen e një marrëveshje paqësore mes izraelitëve dhe palestinezëve deri në fund të vitit.

"Ne vazhdojmë të besojmë se është një qëllim i arritshëm marrëveshja mes palestinezëve dhe izraelitëve deri në fund të këtij viti, kohë që përkon edhe me fundin e mandatit të presidentit Bush", tha Rice.

Rice, e cila gjendet për vizitë në Lindjen e Mesme, gjatë ditës ka zhvilluar një sërë takimesh me zyrtarët palestinezë dhe izraelitë në përpjekje për të çuar përpara procesin e paqes.

Rice ka kërkuar nga Izraeli të lehtësojë kufizimet e udhëtimit për palestinezët dhe ka theksuar se Shtetet e Bashkuara e shohin zgjerimin e kolonive hebreje në Bregun Perëndimor "si veçanërisht problematike".

Gjatë konferencës për shtyp me presidentin palestinez, Mahmud Abbas, Rice kërkoi që të bënin më shumë për përmbushjen e kushteve të sigurisë të vëna nga Izraeli.
XS
SM
MD
LG