Ndërlidhjet

Topolanek: Mbrojtja raketore dëshmi e angazhimit amerikan


Planet amerikane për të vendosur pjesë të mbrojtes raketore në Çeki dhe Poloni janë mesazh politik për Rusinë se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara ndaj Evropës Qëndrore. Ky ishte qëndrimi i kryeministrit çek, Mirek Topolanek, gjatë takimit që zhvilloi sot me kreun e NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer.

Ky i fundit mbështeti qëndrimin çek dhe planet amerikane duke theksuar se mbrojta raketore për Evropën është e domosdoshme.

"Kemi parë vende që bëjnë prova raketore. Për këtë arsye nuk duhet ta mënjanojmë debatin, pasi kemi të bëjmë me diçka reale dhe jo një lojë kompjuteri."

Rusia vazhdon të kundërshtojë planet e mësipërme duke thëne se ato paraqesin kërcënim për sigurinë kombëtare ruse.
XS
SM
MD
LG