Ndërlidhjet

logo-print

10000 të vdekur në Birmani


Llogaritet të ketë shkuar në 10 000 numri i viktimave nga cikloni i fundjavës në Birmani.

Ministria e jashtme e këtij vendi ka deklaruar se mirëpret ndihmën nga jashtë për të përballuar gjendjen e jashtëzakonshme. India dhe Tajlanda janë dy vendet e para që kanë premtuar dërgimin e ndihmave në ushqime dhe medikamente.

Regjimi ushtarak në Birmani është shumë i mbyllur, çfarë e vështirëson marrjen e informacionit dhe qasjen e shpejtë të bashkësisë ndërkombëtare në zonat e godituara.
XS
SM
MD
LG