Ndërlidhjet

“Pasojat e një libri skandaloz”


Të përditshmet kosovare
Të përditshmet kosovare
ZËRI
Grupi Drejtues për Kosovën (International Steering Group), i cili do të jetë autoriteti më i lartë ndërkombëtar, të cilit do t'i raportojë Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar (ICR-ja), holandezi Pieter Feith, sipas burimeve diplomatike perëndimore, do t'i ketë gjatë muajit maj dy takime shumë të rëndësishme, në Prishtinë, më 7 maj dhe më 22 maj. Siç dihet, Grupi Drejtues për Kosovën është propozuar nga presidenti Ahtisaari, emisari special i OKB-së për statusin e Kosovës, në pakon e tij, duke marrë, pak a shumë, si shembull një strukturë të ngjashme, e cila ka mbikëqyrur implementimin e Marrëveshjes së Dejtonit (nëntor, 1995), për Bosnjën dhe Hercegovinën. Në propozimin final të Ahtisaarit, Grupi Drejtues për Kosovën ishte paraparë të ketë po të njëjtën përbërje si ai për Bosnjën dhe Hercegovinën, pra Grupin e Kontaktit, duke përfshirë këtu edhe Federatën e Rusisë, Bashkimin Evropian, Komisionin Evropian, Paktin NATO. Por, për shkaqe të ditura, Federata e Rusisë nuk dëshiron të marrë pjesë në punët e Grupit Drejtues për Kosovën, sepse e kundërshton pavarësinë e Kosovës...

KOHA DITORE
”Human Rights Watch” ka publikuar të hënën raportin, në të cilin thuhet se ka të dhëna plotësuese për rrëmbimet dhe transportimet e njerëzve nga Kosova në Shqipëri pas përfundimit të Luftës. “Human Rights Watch” ka kërkuar nga Qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë të fitojnë hetime të pavarura dhe transparente që do të ndihmonin në zbardhjen e fatit të rreth 400 serbëve të humbur pas luftës. Në anën tjetër, zyrtarët e lartë qeveritarë të Kosovës dhe Shqipërisë i kanë mohuar akuzat për transportimin e njerëzve, duke i quajtur ato si spekulime...

KOSOVA SOT
“Human Rights Watch”, një organizatë e njohur për vlerësimin që u bën të drejtave të njeriut në botë, i ka ardhur në ndihmë ish-kryeprokurores së Tribunalit të Hagës, Carla Del Ponte. Në deklarimet e fundit të Fred Abrahamsit, një hulumtues me përvojë i “HRW”-së, përpiqet të përforcojë pozitat e Del Pontes si autore e librit “Gjuetia, kriminelët e luftës dhe unë”, ku akuzohen shqiptarët se kanë bërë trafik organesh me serbët në përfundim të luftës. Abrahams, pa zbuluar origjinën e dëshmive, për të cilat ai thotë se janë të besueshme, i konsideron serioze përshkrimet e Del Pontes, të cilat kanë nxitur reagime të shumta në opinion shqipfolës. Deri më sot nuk ka asnjë provë të vetme për ta konfirmuar rrëfimin skandaloz të ish-kryeprokurores, e cila sa ishte në udhëheqjen e Tribunalit për krime lufte në ish-Jugosllavi, më shumë se gjyqësi dhe drejtësi, bëri politikë...

EXPRESS
Hashim Thaçi, gjatë javës, pritet të shtrëngojë duart me liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn, pas sinjaleve të këtij të fundit se është i gatshëm t'i përgjigjet ftesës së kryeministrit të vendit për takim. Thaçi ka vendosur që takimin e parë me Haradinajn pas kthimit të tij nga Tribunali i Hagës, ta zhvillojë në kuadër të takimeve edhe me liderë të tjerë të opozitës. Kreu i AAK-së, ndërkaq, ka vendosur ta pranojë këtë ftesë, duke ironizuar. Ai ka deklaruar në RTK se është i gatshëm të takohet edhe me presidentin e Kosovës, edhe me kryeministrin, mirëpo ka shtuar se "më mirë do të ishte që kryeministri të ftonte për takim ndonjë kryetar shteti për t'i kontribuar njohjes së pavarësisë se vendit"...

BOTA SOT

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, deklaroi se “pavarësia e Kosovës dhe krijimi i shtetit më të ri në botë është, padyshim, një faktor i rëndësishëm stabiliteti në rajon dhe në Evropë”. Në një konferencë lidhur me sfidën e Shqipërisë dhe rajonit pas Samitit të Bukureshtit, Jozefina Topalli theksoi se “futja e Kosovës në rrugën e integrimit drejt strukturave euroatlantike, së bashku me vendet thera të rajonit, nuk do të jetë e largët dhe do të përbënte sukses, jo vetëm për popullin e Kosovës, por për gjithë rajonin”...

INFOPRESS

Njohja e pavarësisë së Kosovës ka qenë hap i gabuar, në kundërshtim me interesat e vendeve evropiane, ka deklaruar ish-kancelari gjerman, Gerhard Schroder. Sipas tij, Kosova ka mundur të fitojë shtetësinë duke hyrë bashkë me Serbinë në BE. Në një intervistë për "RIA Novosti", siç njofton agjencia Fonet, Schroder ka vlerësuar se ky konflikt nuk mund të zgjidhet pa pjesëmarrjen e forcave pro-evropiane të ekipit të presidentit serb, Boris Tadiq. "Jam i mendimit se njohja e pavarësisë së Kosovës ka qenë një hap jo i drejtë, pasi është bërë para kohe. Në thelb, duke e njohur Kosovën, shumica e shteteve anëtare të BE-së dhe SHBA-të, në vend të zgjidhjes së problemit vetëm sa kanë krijuar shumë probleme të reja", ka vlerësuar ai...

LAJM
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, u prit të hënën në një takim nga kryeministri i Belgjikës, Ives Leterme, ku ishin të pranishëm edhe ministri i Jashtëm shqiptar, Lulzim Basha, dhe homologu i tij belg, Karel de Gucht. Leterme vlerësoi maksimalisht rolin stabilizues të Shqipërisë në rajon dhe qëndrimin e saj lidhur me zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Ai tha se Qeveria belge do të ndihmojë institucionet e Kosovës në drejtim të progresit të tyre. Kryeministri shqiptar, Berisha, sipas zyrës së tij për informim, u shpreh se pavarësia e Kosovës është zgjidhja më e mirë në dobi të paqes dhe stabilitetit dhe se përpjekjet e Serbisë për të manipuluar pakicën serbe në Kosove, nuk i shërbejnë paqes dhe as vetë serbëve...

EPOKA E RE
Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka thënë se vendi i tij nuk pret ndonjë presion nga Bashkimi Evropian, e as nga NATO-ja për ta përshpejtuar njohjen e pavarësisë së Kosovës. "Mali i Zi është verifikuar si partner serioz në bashkës-në ndërkombëtare dhe nuk pres që BE-ja dhe NATO-ja të bëjnë çfarëdo presioni mbi ne", ka thënë Gjukanoviq. Ai ka shtuar se epilogu i njohur i statusit të Kosovës është i pritur, duke marrë parasysh rrënjët e thella dhjetëvjeçare të kësaj çështjeje...

XS
SM
MD
LG