Ndërlidhjet

Përmasat e cunamit në Birmani


Pamje nga dëmet e ciklonit të 5 majit në Birmani

Pamje nga dëmet e ciklonit të 5 majit në Birmani

Së paku 22 000 njerëz kanë vdekur dhe mijëra të tjerë janë zhdukur deri tani nga cikloni në Birmani. Popullsia e goditur ka mbetur pa ushqime, pa ujë të pijshëm dhe ka nevojë për ndihma mjekësore. Regjimi ushtarak nuk paralajmëroi njerëzit për katastrofën.


Regjimi ushtarak në Birmani ka pranuar se numri i viktimave nga cikloni Nargis ka shkuar në së paku 22 mijë.

Televizioni shtetëror tha se vetëm në një qytet raportohet për 10 mijë të vdekur.

Regjimi ushtarak i Birmanisë është shprehur i gatshëm të pranojë ndhmën ndërkombëtare për të përballuar krizën humanitare.

Organizatat ndërkombëtare humanitare që janë në terren e krahasojnë gjendjen aktuale pas ciklonit në Birmani me cunamin që preku Azinë Juglindore në vitin 2004.

"Duket si zonë lufte. Numri i të vdekurve rritet ndjeshëm", thotë James East nga organizata World Vision.
East ka shtuar se në zonat e prekura po mbarojnë rezervat e ujit të pijshëm dhe fëmijët janë grupimi më i pambrojtur.

Kryqi i Kuq Ndërkombëtar ka filluar shpërndarjen e tabletave për pastrimin e ujitdhe rrjetat për tu mbrojtur nga mishkonjat, të cilat në këtë pjesë të botës mund të jenë dhe vdekjeprurëse. Edhe qevEria britanike ka bërë të ditur se po përgatitet për një përgjigje në përputhje me situatën, duke bashkërenduar në nivel ndërkombëtar.

Birmania mbetet një nga vendet më të izoluara në botë dhe me nivelet më të ulëta të respektimit të të drejtave të njeriut. Kjo është reflektuar dhe në mënyrën se si regjimi ushtarak ka reaguar në rastin e katastrofës natyrore.

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Laura Bush, ka akuzuar regjimin ushtarak të Birmanisë se ka dështuar të informojë qytetarët për rrezikun e ciklonit.

"Është shqetësuese se shumë qytetarë të Birmanisë mësuan për këtë katastrofë vetëm nga burimet e huaja, siç është Radio Azia e Lirë dhe Zëri i Amerikës".

"Megjithëse të informuar për kërcënimin e ciklonit mediat shtetërore dështuan të lëshonin sinjalin e alarmit në kohë për qytetarët në zonat e goditura".

"Përgjigja ndaj ciklonit është dëshmia e rradhës se si regjimi ushtarak në Birmani ka dështuar të përmbushë nevojat bazë të njerëzve", tha Laura Bush.
XS
SM
MD
LG