Ndërlidhjet

Koshtunica: Marrëveshja me BE-në të shfuqizohet


Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë, Vojislav Koshtunica tha se deklarata e ministrit të Jashtëm belg, Karel Van De Gut, se me "Serbinë kuptohet pjesa e territorit të saj pa Kosovën, tregon se marrëveshja e stabilizim asociimit është mashtrim".

"Ne kemi paralajmëruar partnerët e koalicionit të mos pranojnë diçka e cila pranon pavarësinë e Kosovës" ka thënë Koshtunica duke shtuar se prapa "marrëveshjes së rrejshme" qëndron Havier Solana.

Koshtunica shtoi se marrëveshja e stabilizim asoccimit midis Serbisë dhe BE-së duhet të shfuqizohet.
XS
SM
MD
LG