Ndërlidhjet

logo-print

Rusia përfshihet në rindërtimin e manastireve


Rusia e konsideron mundësinë që të përfshihet në rindërtimin e manastireve ortodokse në Kosovë, në kuadër të projektit të UNESCO-s.

Ministria e Jashtme ruse njoftoi sot se me urdhër të presidentit Vladimir Putin, është duke e shqyrtuar një mundësi të tillë, si dhe ndarjen e mjeteve për këto qëllime.

Në komunikatë thuhet se Rusia gjithashtu po e shqyrton mundësinë e dërgimit të ekspertëve, arkitektëve, teknologëve dhe historianëve, të cilët do të duhej të marrin pjesë në rindërtimin dhe restaurimin e manastireve ortodokse në Kosovë.
XS
SM
MD
LG