Ndërlidhjet

logo-print

Nikoliq: Unë nuk jam si Millosheviqi


Tomisllav Nikoliqi ka deklaruar se nuk dëshiron ta krahasojnë me Sllobodan Millosheviqin, sepse ai nuk do të dorëzohej para presioneve të Perëndimit gjatë luftërave në Ballkan.

"Millosheviqi ishte komunist, pastaj socialist, por asnjëherë nuk ishte nacionalist", ka thënë kreu i Partisë Radikale serbe në një intervistë për agjencinë AP.

"Unë isha shumë kritik ndaj Millosheviqit. Ai i la të papërfunduara të gjitha aksionet e Serbisë, nga të cilat përfituan armiqtë tanë", ka thënë kandidati presidencial i Serbisë.

"Millosheviqi ia dorëzoi Kosovën Kombeve të Bashkuara, por ai e dinte se kjo ishte rruga drejt pavarësisë së Kosovës", ka thënë Nikoliq.
XS
SM
MD
LG