Ndërlidhjet

logo-print

Gjendje e rëndë humanitare në Birmani


Organizatat humanitare po tërheqin vërejtjen se sëmundjet dhe mungesa e ushqimit janë kërcënimet kryesore që ballafaqohen qindra mijëra të mbijetuar të ciklonit në Birmani.

Të dhënat e fundit thonë se 22 mijë e 500 persona kanë vdekur nga cikloni Nargis përderisa 41 mijë të tjerë konsiderohen të zhdukur.

UNICEF-i dhe Fondi për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara thonë se fëmijët e mbijetuar janë të pambrojtur dhe u nevojitet ndihmë e menjëhershme. Organizatat hjumanitare i kanë bërë thirrje sunduesve ushtarakë të Birmanisë të lehtësojnë rrugët për arritjen e ndihmave humanitare
XS
SM
MD
LG