Ndërlidhjet

Rusi: Dimtrij Medvedev merr postin e presidentit


Dimitrij Medvedev ka marrë sot postin si president i tretë i Rusisë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik, 17 vjet më parë.

Medvedev bëri betimin gjatë një ceremonie në Kremlin.

" Betohem se gjatë ushtrimit të detyrës së presidentit të Rusisë do të respektoj dhe mbroj të drejtat dhe liritë e njeriut, do të vëzhgoj respektimin e Kushtetutës, si dhe do të mbroj sovranitetin, pavarësinë, sigurinë dhe integritetin e vendit. Do t'i shërbej me besnikëri popullit", ka thënë Medvedev.

Ai fitoi zgjedhjet e marsit me 70 për qind të votave, pasi presidenti në largim, Vladimir Putin, i dha përkrahje të fuqishme.

Putin, i cili do të kalojë në postin e kryeministrit, bëri thirrje për unitet dhe mbështetje të presidentit të ri.
XS
SM
MD
LG