Ndërlidhjet

Jakshiq: Serbët do themelojnë parlamentin e tyre në Kosovë


Liderët serbë të vijës radikale në Kosovë planifikojnë të themelojnë parlamentin e tyre pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale serbe në Kosovë.

"Serbëve në Kosovë u duhet trupi vetjak përfaqësues për të realizuar të drejtat e tyre legjitime", ka thënë njëri nga liderët serbë, Marko Jakshiq, për të shtuar se "është esenciale të kihet parasysh plani për ndarjen funksionale të Kosovës".

Jakshiq i ka thënë agjencisë "Reuter" se Parlamenti i Kosovës është i dominuar nga shqiptarët dhe është "kukull" e Perëndimit.
XS
SM
MD
LG