Ndërlidhjet

Bagapsh: Abkhazia e pavarur ashtu si Kosova


Nëse Kosova mund të jetë e pavarur, mundet edhe Abkhazia, ka deklaruar Sergei Bagapsh, lider i këtij rajoni separatist në Gjeorgji.

Në një intervistë për gazetën spanjole "El Pais", Bagapsh ka thënë se Abkhazia nuk dëshiron që Moska ta njohë pavarësinë e saj vetëm për t'u hakmarrë për njohjen e Kosovës.

"E duam pavarësinë tonë sepse kjo është e drejta jonë. E kemi merituar. Kemi qenë shtet i pavarur", ka thënë lideri i Abkhazisë.
XS
SM
MD
LG