Ndërlidhjet

Shtyhen bisedimet SHBA -Iran për Irakun


Ministri i Jashtëm i Irakut tha se raundi i katërt i bisedimeve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mbi sigurinë në Irak është shtyrë për kohë të pacaktuar.

Hoshyar Zebari tha se ishte e pamundur të mbahen bisedimet, për shkak të "shkëmbimit të akuzave" ndërmjet palëve.

Irani tha, të hënën, se nuk kishte kuptim të bisedohet përderisa Shtetet e Bashkuara vazhdojnë t'i sulmojnë milicitë shiite në Bagdad.

Shtetet e Bashkuara e akuzojnë Iranin se i trajnon dhe armatos milicitë shiite të Irakut.
XS
SM
MD
LG