Ndërlidhjet

Tolgforsom: Suedia mbështet Kosovën e pavarur


Ministri i Mbrojtjes i Suedisë, Sten Tolgforsom, ka deklaruar sot, në Prishtinë, se ka ardhur në Kosovë që t'i vizitojë pjesëtarët e KFOR-it suedez, por edhe të shprehë mbështetjen e vendit të tij për Kosovën e pavarur.

"Unë jam sot këtu që ta shpreh mbështetjen time për kontingjentin suedez në kuadër të KFOR-it dhe ta shpreh përcaktimin e vendit tim që të vazhdojë të mbështesë Kosovën e pavarur", tha Tolgforsom pas takimit me kryeministrin Hashim Thaçi.

Gjatë ditës, ministri suedez i Mbrojtjes u takua edhe me shefin e UNMIK-ut, Joachim Ruecker, dhe i vizitoi pjesëtarët e KFOR-it suedez në afërsi të Prishtinës.
XS
SM
MD
LG