Ndërlidhjet

Thaçi: Del Ponte dëmton imazhin e Kosovës


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se pohimet e ish-kryeprokurores së Hagës, Carla del Ponte, për trafikimin e organeve të të rrëmbyerve serbë të Kosovës, janë "frustruese, qëllimkëqija dhe tendencioze".

Thaçi tha se qëllimi i këtyre pohimeve është që t'i bëhet dëm imazhit të Kosovës pas pavarësisë.

"Të gjithë e dinë se ato janë deklarata frustruese të zonjës Del Ponte, janë qëllimkëqija dhe kanë për qëllim të dëmtojnë imazhin e Kosovës, pas shpalljes së shtetit të pavarur e sovran, i cili është në procesin e njohjes së pavarësisë", ka thënë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
XS
SM
MD
LG