Ndërlidhjet

Koshtunica: Kosova i përket Serbisë


Kryeministri serb në largim, Vojisllav Koshtunica, ka vizituar sot veriun e Kosovës, në kuadër të fushatës parazgjedhore për votimet e së dielës.

"Të mbash Kosovën në Serbi nënkupton ta thuash të vërtetën, se ajo i përket Serbisë dhe popullit serb. Nuk ka asnjë shtet në botë që do të pranonte të japë territorin e saj" tha Koshtunica para një tubimi simpatizantësh të tij në Zubin Potok.

Ai u zotua se Serbia asnjëherë nuk do të pranojë që të "poshtërohet" për Kosovën.
XS
SM
MD
LG