Ndërlidhjet

Izraeli shënon 60 vjetorin e themelimit


Izraeli ka filluar të shënojë 60 vjetorin e themelimit të shtetit në vitin 1948.

Forcat e sigurisë janë në gjendje të lartë gatishmërie, nga frika e sulmeve të militantëve palestinezë.

Ndërsa Izraeli e shënon 60 vjetorin, palestinezët do të përkujtojnë gjashtë dekadat nga "Nakba", që në arabisht don të thotë katastrofë.

Fjala i referohet disfatës së ushtrive arabe, që e sulmuan Izraelin një ditë pasi e shpalli shtetësinë në 14 maj, 1948.
XS
SM
MD
LG