Ndërlidhjet

logo-print

Iran: Arrestohen autorët e sulmit në xhami


Ministri i Zbulimit i Iranit shpalli arrestimin e 6 të dyshuarve për lidhje me shpërthimin vdekjeprurës në një xhami muajin e kaluar në jug të vendit.

Mohesni Ejeii tha se ideatori i këtij sulmi terrorist u arrestua në Iran teksa përpiqej të largohet nga vendi me një sasi eksplozivi.

Ai tha se të dyshuarit ishin pjesë e një grupi terrorist të mbështetur nga jashtë.

Shpërthimi në xhaminë në Shiraz në 11 prill la 14 të vdekur dhe 190 të plagosur.
XS
SM
MD
LG