Ndërlidhjet

SHBA: Rusia të zbrapset nga Gjeorgjia


Këshilltari për Siguri Kombëtare Stephen Hadley i bëri thirrje Rusisë "të zbrapset" në kontestin me Gjeorgjinë.

Hadley tha se Shtetet e Bashkuara janë "shumë të shqetësuara për veprimet që Rusia i bën në Gjeorgji, të cilat janë cilësuar si provokative".

Dje në Bruksel, Komisionerja e BE-së për Politikë të Jashtme, tha se vendimi i Rusisë që t'i përforcojë lidhjet me rajonet separatiste në Gjeorgji e gërryen integritetin territorial të shtetit.

Benita Ferrero-Waldner tha se vendimi rus "i rriti pritjet për njohjen e dy rajoneve separatiste, dhe i minoi përpjekjet për gjetjen e zgjidhjes paqësore".
XS
SM
MD
LG