Ndërlidhjet

logo-print

Rice: Mbështesim hyrjen e Maqedonisë në NATO


Sekretarja e Shtetit Condoleezza Rice u zotua për ndihmë të vazhdueshme e të fuqishme amerikane për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

"Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqishëm hyrjen e Maqedonisë në NATO, sapo të zgjidhet çështja e emrit" me Greqinë, tha Rice gjatë nënshkrimit të marrëveshjes për partneritet strategjik me homologun e saj, Antonio Milloshoski.

"Ne shpresojmë që kjo do të ndodhë shumë, shumë shpejt, sepse Maqedonia meriton të jetë anëtare e NATO-s", tha Rice.

"Maqedonia do ta zgjërojë fuqinë, prosperitetin dhe demokracinë e NATO-s", tha kryediplomatja amerikane.

Milloshoski premtoi se vendi i tij do t'i vazhdojë reformat. "Maqedonia do të mbetet partner i sigurtë i Shteteve të Bashkuara", tha ai.
XS
SM
MD
LG