Ndërlidhjet

Birmani: Vonesat e ndihmave rritin frustrimet


Kanë filluar të rriten shqetësime ndërkombëtare lidhur me ngurrimin e sundimtarëve të Birmanisë që të lejojnë ndihmat për vendin e shkatërruar nga cikloni.

Autoritetet thonë se cikloni që goditi Birmaninë gjatë fundjavës ka lënë 23 mijë të vdekur, ndërsa 42 mijë konsiderohen të zhdukur, por zyrtarët ndërkombëtarë thonë se bilanci i viktimave mund të jetë shumë më i madh.

Rreth një milion njerëz kanë mbetur pa strehë, ndërsa 5 mijë km katrorë ndodhen nën ujë.

Aeroplanët e Komeve të Bashkuara me ushqime ende nuk janë lejuar të aterojnë në Birmani dhe vetëm disa punonjësve humanitarë u janë dhënë viza hyrëse.
XS
SM
MD
LG