Ndërlidhjet

Rusia kërcënon dislokim të ri trupash në Abkhazi


Rusia sot u kërcënua se do të dërgojë më shumë trupa në rajonni separatist të Abkhazisë nëqoftëse Gjeorgjia e rrit praninë e saj ushtarake në rajon.

Ministria e Mbrojtjes tha se niveli aktual i trupave ruse është pak mbi 2.500, dhe se maksimumi i lejuar sipas marrëveshjes paqësore që u dha fund luftimeve ndërmjet Gjeorgjisë dhe kryengritësve ankhazë në vitet e 1990-ta është 3.000.

Rusia e akuzon Gjeorgjinë se po përgatit operacion ushtarak për të rimarrë kontrollin mbi Abkhazinë.

Gjeorgjia i hedh poshtë pretendimet dhe e akuzon Rusinë se synon të aneksojë territorin.

Acarimi i tensioneve ka nxitur shqetësime nga Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian deh Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG