Ndërlidhjet

logo-print

Tbilisi: Kërcënimi për luftë me Rusinë, i madh


Kërcënimi për luftë me Rusinë mbetet i lartë, citojnë agjencitë ruse të lajmeve presidentin e Gjeorgjisë, Mihail Sakashvili.

Rusia sot u kërcënua se do dërgojë më shumë trupa në rajonin separatist të Abkazisë nëse Gjeorgjia e rrit praninë ushtarake në rajon. Ministria e Mbrojtjes tha se niveli aktual i trupave ruse është pak mbi 2.500, dhe se maksimumi i lejuar është 3.000.

Rusia e akuzon Gjeorgjinë se po përgatit operacion ushtarak për të rimarrë kontrollin mbi Abkazinë.
Gjeorgjia i hedh poshtë pretendimet dhe e akuzon Rusinë se synon të aneksojë territorin.
XS
SM
MD
LG