Ndërlidhjet

Moskë: Parakalim në Sheshin e Kuq


Në Moskë sot mbahet parakalimi vjetor me rastin e Ditës së Fitores, e cila simbolizon fitoren e Bashkimit Sovjetik kundër Gjermanisë naziste në vitin 1945.

Për herë të parë që nga kollapsi i Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, do të shfaqen pajisje të rënda ushtarake, përfshirë bombardues strategjikë dhe lançues të raketave balistike interkontinentale.

Parakalimi në Sheshin e Kuq do të bëhet nën drejtimin e presidentit të ri Dmitriy Medvedev, pranë të cilit do të jetë Vladimir Putin, i cili dje u zgjodh kryeministër i Rusisë.
XS
SM
MD
LG